Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dje dhe sot ka zhvilluar takime me gratë e Partisë Demokratike të Kosovës që janë kandidate për kryetare komune në Deçan, Gjakovë dhe Gjilan duke ju dalë në krah dhe mbështetje atyre.
Përmes postimeve në Facebook nga anëtaret e PDK-së shihet se nënkryetarja Çitaku është mjaft aktive në terren.
“Sot pata nderin të pres në takim pune nënkryetaren e PDK-së, znj.Vlora Çitaku, Bernard Nikaj, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare në PDK, në mbështetje të kandidaturës time për kryetare të Komunës së Deçanit.”, ka shkruar kandidatja e PDK-së Ardiana Qorraj.
PDK është partia e vetme që ka katër kanidate gra për kryetare komune në Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Deçan.
Po ashtu, në tetë komuna, Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Gjakovë,Podujevë, Malishevë, Obiliq dhe Zveqan, listave të PDK-së për Kuvende Komunale iu prijnë gratë.
Në total PDK ka 324 kandidate gra për asamble komunale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.