×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Zyrtare: PDK e LDK do të bashkëqeverisin në Klinë, bëjnë fushatë për Esat Racin

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 14:27

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, degët në Klinë, kanë konfirmuar se kanë marrëveshje koalicioni për balotazhin e 14 nëntorit në Komunën e Klinës.

    Kësisoj, kandidati i PDK-së për kryetar, Esat Raci, po përkrahet nga strukturat e LDK-së në këtë komunë, pasi që kanë marrëveshje për të bashkëqeverisur në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

    Pas PDK-së, këtë marrëveshje e kanë konfirmuar edhe dega e LDK-së në Klinë.

    Fadil Gashi nga LDK-ja e Klinës për Demokracia.com ka thënë se koalicioni mes tyre dhe PDK-së është i zyrtarizuar dhe do të qeverisin së bashku.

    “Po ka koalicion, është zyrtare”, ka thënë Gashi.

    Kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj, në raundin e parë të zgjedhjeve kishte arritur të merrte 43.19 për qind të votave, Esat Raci i PDK-së 27.60 për qind të votave dhe Besim Hoti i LDK-së 19.41 për qind të votave.

    Sipas sondazheve të fundit, pritet përmbysje e rezultatit zgjedhor të 17 tetorit në Klinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!