×
  • Extra
  • Lista

    7 veprimet e përditshme që dëmtojnë në mënyrë sekrete shëndetin

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 21:10

    Të ushqehesh mirë dhe të bësh një jetë aktive jo gjithmonë mund të ju sigurojnë shëndet të plotë, sidomos nëse vazhdoni të përsërisni disa veprime të caktuara.


    Këto veprime, mund të duken t’ju duken krejtësisht të parrezikshme në pamje të parë, por nëse i përsërisni vazhdimisht, ulin veprimin mbrojtës të sistemit imunitar dhe dobësojnë organizmin në përgjithësi.

    Ja disa nga veprimet e përditshmë që dëmtojnë shendetin tuaj:

    1. Përdorimi i shpeshtë i sapunit të lëngshëm antibakterial
    Në sipërfaqen e lëkurës qëndrojnë një sërë bakteresh të dobishme, të cilat mbrojnë trupin tonë. Nëse përdorim sapun antibakterial shumë shpesh, përfundojmë duke sterilizuar duart tona që nga ana tjetër u krijon mundësi baktereve të dëmshme të hyjnë në trup, transmeton BrightSide, përcjell Reporteri.net

    2. Mbajtja e teshtimës
    Kur mbyllim gojën dhe hundën në përpjekje për të ndaluar teshtimën, rritet presioni brenda kafkës, ndërpritet rrjedhja e gjakut në tru dhe ngjeshen enët e gjakut dhe indet nervore. Si pasojë e tyre shkaktohen dhimbje koke, dëmtime të enëve të gjakut, madje edhe probleme me dëgjimin.

    3. Larja e dhëmbëve direkt pasi ngrënies
    Ky është një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shumë femra. Dentistët rekomandojnë t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta deri një orë pas ngrënies. Ushqimet dhe pijet,sidomos ato që janë të pasura në acide,kanë një efekt të dëmshëm tek smalti i dhëmbëve.

    4. Veshja e pantallonave të ngushta
    Edhe pse ‘skinny jeans’ janë prej disa vitesh pjesë e trendeve të modës, duhet të dini që nuk janë aq të shëndetshme dhe të këshillueshme sa mendoni. Xhinset e ngushta ushtrojnë presion të vazhdueshëm në lëkurë dhe mbaresat e fijeve nervore duke sjellë probleme në qarkullimin e gjakut, përcjell Reporteri.net

    5. Përdorimi i tepërt i parfumit
    Parfumi ka në përmbajtjen e tij substanca sintetike që ndryshe nga vajërat natyralë mund të shkaktojnë marramendje, vjellje dhe përgjumje. Ata gjithashtu irritojnë sytë, fytin dhe lëkurë.

    6. Përdorimi i telefonit para se të flini në gjumë
    Drita artificiale gjatë natës pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin. Melatonina e ulët mund të shkaktojë depresion, kancer, obezitet, sëmundje të zemrës dhe të ulë aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar.

    7. Ruajtja e ushqimit në enë plastike
    Enët plastike përmbajnë substanca kimike artificiale, të cilat mund të depërtojnë në ushqim dhe mund të kenë efekte të dëmshme në sistem endokrin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!