×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Aksioni për vjedhjen e votave, djali i Nait Hasanit në mesin e të arrestuarve në Prizren

    Reporteri
    23 Janar 2026 | 11:26

    Prokuroria Themelore në Prizren është duke e zhvilluar një aksion në lidhje me manipulimin me vota për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

    Nga kjo Prokurori kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se aksioni është duke vazhduar dhe detaje të tjera priten të bëhen të ditura më vonë.

    Sipas raportimeve, në këtë aksion ka edhe të arrestuar. Një nga ta raportohet të jetë, Art Hasani, djali i Nait Hasanit të PDK-së.

    Djali i Hasanit dyshohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Gazeta online Reporteri.net ka tentuar të kontaktojë me Nait Hasanin, por i njëjti deri më tani ka qenë i paqasshëm. Deri më tani detaje nuk ka dhënë as Policia e Kosovës.

    Përpos tij, deri më tani është konfirmuar se është arrestuar edhe një komisioner i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka.

    Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.

    Aksioni është duke vazhduar. /Reporteri.net/

    Aksioni për manipulim votash në Prizren, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!