Dua Lipa është kthyer në “Instagram”.
Vetëm pak ditë pas fshiu të gjitha postimet nga “Instagrami”, këngëtarja shqiptare Dua Lipa është kthyer në këtë rrjet social me pyetjen “A ju kam munguar?”
Postimet e fundit të artistes janë ato nga fjalimi që ka ka mbajtur në Universitetin e Kembrixhit.
Gjatë këtij fjalimi, Dua foli rreth asaj se çfarë e bën të pëlqyer një grua të re në industrinë e muzikës dhe rreth thyerjes së normave gjinore.
“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për ta mbajtur një fjalim në lidhje me atë se çfarë të bën të pëlqyer si grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht në medie dhe medie sociale. Po ashtu diskutuam rreth asaj se çfarë mund të bëjmë për ta bërë ndryshimin e mirëpritur si shoqëri për t’i thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”, ka shkruar Dua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.