Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.
IPK ka njoftuar se janë arrestuar një toger, një rreshter dhe një zyrtar policor në veri.
Tashmë janë publikuar pamjet nga aksioni i policisë, ku shihen duke u arrestuar personat e lartcekur.

