Helmohen disa nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shupenzë të Dibrës. Lajmi sapo është raportuar dhe pritet të mësohen detaje në vijim.


Pesë nxënës mësohet se janë dërguar në Spitalin e Dibrës.

Drejt shkollës janë nisur edhe dy autombulanca.

Reklamë

Drejtori i spitalit është shprehur nga vizita paraprake e fëmijëve, se helmimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e detergjentëve të larjes së ambienteve të shkollës.