Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga komuna për ‘Flakën e Janarit’.
Më këtë rast Hoti tha se ky organizim është bërë vlerë e organizimit nacional që festohet dhe përcille me interes në mbarë Kosovën.
“Ne jemi munduar si Qeveri që me resurset që kemi, të mbështesim projekte, sektorë në të gjitha komunat pa përjashtim, por rezultati që keni arritur në disa pre projekteve janë falë punës së juaj për mënyrën se si menaxhoni komunën me devotshmëri dh qasje integruese për mbarë regjionin”, tha Hoti.
Ai falënderoi Hazirin për bisedat përmbajtjesorë, në kuadër të vendimit për themelimin e zyrës së Luginës së Preshevës në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
“Tanimë kemi hartuar edhe një plan pune dhe po shtrihet në kuadër të të gjitha ministrive, komisioneve për të mbështetur Luginën e Preshevës, edhe në arsim, shëndetësi, ekonomi edhe në kulturë, edhe në sport e të gjitha aktivitete pa përjashtim, për ta bërë atë pjesë organike të jetës kulturore, ekonomike dhe shpirtërore të Kosovës”, tha ai.
Tutje Hoti porositi qytetarët që të mos i shohin sondazhet pasi sipas tij vendimi i qytetarëve do të bëhet me 14 shkurt.
“Mos i shihni sondazhet, vendimi i qytetarëve ka me ndodhë me 14 shkurt, votës së qytetarëve nuk është si një like në Facebook, ose një klikim në rrejtët e ndryshme sociale, vota e qytetarëve është besim, edhe ai besim vie nga puna që është bërë deri tash. Unë i kam vizituar të gjitha strukturat tona anekënd Kosovës janë plotësisht të organizuara dhe do ta shihni rezultatin më 14 shkurt. Jemi të organizuar dhe të bindur se do të dalim fitues në këtë zgjedhje”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.