Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me shtetet mike, e jo të atillë që prishin marrëdhëniet me to, derisa ka përmendur ish-kryeministrat, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin.
“Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi as Kinë, as Rusia, as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na vyen një politikë e mençur, neve na vyjnë t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”, ka theksuar ai në Gjilan ku ka takuar pensionistët në komunë.
Hoxhaj, u është zotuar pensionistëve të Gjilanit se do të ketë rritje të pensioneve dhe se do të kenë trajtim dinjitoz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.