Qytetarët çdo ditë po gjobiten për shkelje të rregulave anti-Covid, por politikanët në anën tjetër po i shkelin me dy këmbët.
Hiç më pak se njeriu i cili do të duhej të ishte shembull i respektimit të masave, pra ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka shkelur sot masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.
Zemaj zgjodhi që t’i shkelë rregullat të cilat i miratoi vet në një tubim në Deçan ku ka grumbulluar mbi 30 persona në një ambientë të mbyllur, pasi që tashmë ka filluar parafushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Ministri i Shëndetësisë shihet i rrethuar nga më tepër se 30 persona të cilët i qëndrojnë afër pa maska dhe pa mbajtur distancën e duhur, ndërsa kanë të ngritur dy gishta.
“Të rinjët e Deçanit forca e LDK-së. “Vizioni i LDK-së për SHTET” #qeveriahoti #zemaj17”, ka shkruar ai sipër fotos.
Këtë shkelje që e bën Zemaj mundohet ta ‘mbrojë’ sadopak vetën me maskën që ka vendosur.
Por nga foto shihet se aty fare nuk respektohet distanca, dhe brenda lokalit janë dhjetëra persona më shumë se që lejohen, kurse duhet theksuar se vetëm edhe një person tjetër ka të vendosur maskë, kurse asnjë tjetër.
Dihet se ndër masat e propozuara ishte edhe ndalimi i grumbullimit në ambiente të mbyllura. Kjo masë ka vlejtur kryesisht për gastronominë, ku më shumë se katër persona nuk mund të qëndrojnë bashkë në një tavolinë.
Madje, në vendimin që Armend Zemaj kishte marrë, kushdo që shkelte këto masa do të gjobitej, duke përfshirë edhe figurat publike e politike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.