Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, sot bashkë me kandidaten tjetër, Vesa Broja, kanë vizituar Qendrën Down Syndrome Kosova me seli në Mitrovicë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Idrizi ka thënë se këtë qendër e vizitojnë rregullisht, teksa sot u zotuan që do jenë zë i fuqishëm i tyre në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se përmes programit të PDK-së, do t’ua lehtësojnë punën fisnike që bëjnë aty me fëmijë dhe të rritur me sindromën down.
Idrizi në listën e PDK-së garon me numrin 21.
Ky është postimi i saj i plotë:
Sot bashkē me miken time, kandidaten për deputete Vesa Broja, ishim për vizitë në Qendrën Down Syndrome Kosova, me seli në Mitrovicë.
Pasi që të dyja jemi mike të qendrës dhe e vizitojmë rregullisht, sot shkuam dhe u zotuam se me përkrahjen e qytetarëve ne do të jemi zë i fuqishëm i tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe se bashkarisht nëpërmes programit të #Rimëkëmbjes do të bashkëpunojmë,do të iu lehtësojmë punën fisnike që bëjnë aty me fëmijë dhe të rritur të prekur me sindromën down!
Institucionet duhet të bëjnë më shumë për ta.
Të gjithë mund të bëjmë më shumë për ta!
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.