Edhe pse KQZ e më pas Gjykata Supreme ia ka ndaluar kandidimin Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit, anëtarja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se numri një në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të votohet.
Sipas saj, kjo nuk nënkupton se ajo votë do të humbë.
“Ne i kemi 110 kandidatë sepse nuk i kemi zëvendësuar, as nuk kemi bërë lëvizje të numrave. Fletëvotimi është standard, vetëm numrat pa emra, nuk e di se si do të jetë tek pjesa e numrave të z. Kurtit dhe te unë, por vota për numrin një është votë kundër padrejtësisë që kanë bërë. Unë i inkurajoj njerëzit që të votojnë edhe për numrin një. Nuk cilësohet votë e pavlefshme, e kam kontrolluar edhe rregullën zgjedhore”, ka deklaruar Albulena Haxhiu në “Kallxo Pernime”.
“Vota është edhe një aksion protestues që qytetarët e bëjnë kundër një padrejtësie të madhe. Për mua është me rëndësi që të votohet edhe numri një”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.