Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve kanë shprehur shqetësimet tyre lidhur me procesin e votimit nga diaspora.
Sami Kurteshi në një konferencë për medie ka thënë se ende nuk dihet saktë numri i aplikuesëve dhe verifikimi i tyre përmes telefonit.
Ai këto i ka quajtur shkelje të rëndë nga KQZ-ja dhe disa parti politike.
“Nga numri i madh i madh i aplikimeve ende nuk e kemi listën që tregon saktë se sa aplikues janë konfirmuar dhe sa janë refuzuar. Deri në këtë moment verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende dhe deri tash është dashtë të fillohet me fletëvotimin dhe KQZ nuk është e përgatitur dhe është shkelje e rëndë, por kjo nuk është shkelje e parë nga KQZ-së, bashkë me PDK dhe LDK, dhe ne sot nuk e kemi listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit. Këto shkelje të afateve do të thotë që KQZ ka kaluar në shkeljen e veprave penale. Personat brenda KQZ kanë bërë vepra penale siç është parandalimi i të drejtës së votimit”, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi, po ashtu ka thënë që lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë e plotë dhe 110 kandidatë.
“Lista e LVV’së në votime është e plotë me 110 kandidatë. Pas vendimit jo të drejtë të PZAP’së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ. LVV’ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre. Lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV’ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, ka thënë Kurteshi.
Ndërsa, Ali Rama ka thënë se i ka kërkuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka të thërras një mbledhje për këtë çështje./eo