×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani në krye të listës së VV-së, Valon Syla: Ia ngulën Glaukut

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 21:48

    Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas informacionit se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, është bartëse e listës së kandidatëve për deputetë e Vetëvendosjes.


    Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se një gjë e tillë përcjell një mesazh për kreun e këtij subjekti politik.

    “Ja ngulën Glaukut. Shpend Ahmeti në T7 ma bojke s’ka shanca Vjosa me u bo bartëse e listës. O ngomni se e njoh logjikën e Kurtit. Në Podujevë me Bulliqin, në Kosovë me Vjosën… kjo tregon se ska Vetëvendosje, por ka vetëm Albin Kurt. Ata aty brenda janë vetëm numra”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    Pas mos-lejimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet qëndrore të Kurtit, meqë ky i fundit kishte probleme me ligjin në tri vitet e fundit, Vetëvendosja e ka konfirmuar se i është certifikuar lista. Në krye të listës, është vënë Osmani.

    Gjykata Kushtetuese, pas seancës publike të mbajtur në dhjetor për votën jo-kushtetuese të deputetit Etem Arifi, ka kërkuar nga KQZ’ja që t’i referohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në zgjedhjet e radhës.

    Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon mos-certifikimin e personave, ndaj të cilëve gjykata në tri vitet e fundit ka marrë vendim të formës së prerë për veprat penale të kryera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!