Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Musa ka marrë mbështetje për kandidaturën e tij për deputet nga nëndega e kësaj partue në Tunel dhe ajo në Rekë.
Musa ka thënë se këto dy nëndegë i kanë dhënë mbështetje atij dhe programit të Rimëkëmbjes.
“Nëndega e Tunelit të parë dhe Rekës janë në mbështetje të programit të rimëkëmbjes dhe kandidaturës time për deputet”, ka thënë ai.