Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, deri më tani është zhvilluar paqësisht.
Por pavarësisht kësaj, ka pasur edhe disa momente tensioni, ku disa protestues kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por mesa duket thirrja e Bashës për t’u tërhequr i ka qetësuar.
As në këtë protestë nuk kanë munguar kapsollat dhe tymueset që hidheshin nga protestuesit.
Këto protesta të thirrura nga opozita vijnë pasi kjo e fundit doli nga parlamenti duke djegur mandatet në fund të shkurtit me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Partitë opozitare me në krye PD-në kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme që do i hapin vendit rrugën e integrimit.


