×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pas Thaçit edhe Haradinaj takohet me delegacionin franko-gjerman

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 11:04

    Ka filluar takimi i delegacionit gjermano-francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Anëtarët e delegacionit fillimisht janë takuar me presidentin Hashim Thaçi. Të dy takimet u mbajtën larg syve të mediave.


    Menjëherë pas takimit që anëtarë të delegacionit gjermano-francez kanë vazhduar në Qeveri aty ku tashmë ka filluar takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj.

    Takimi me Thaçin zgjati rreth një orë dhe u mbajt pa praninë e mediave, njejtë si ai te kryeministri që po mbahet tani.

    Zyrtarët për informim ndërkaq janë deklaruar se do të lëshojnë komunikatë për media.

    Pas takimit më kryeministrin, delegacioni do të takohet edhe me krye parlamentarin Kadri Veseli.

    Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjermanë ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

    Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, Zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

    Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Held.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!