×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia arreston personin që u rrëmbye e u mbajt në ahur, ishte mashtrues

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 10:51

    Policia në Pejë ka arrestuar për mashtrim, personin për të cilin u raportua dje se është rrëmbyer dhe se është mbyllur në një ahur, shkruan Reporteri.net


    Në një njoftim për media thuhet se i dyshuari që është paraqitur si viktimë, ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer.

    “Lidhur me rastin ‘rrëmbim’ të ndodhur me datën 05.06.2019, personi i paraqitur si viktimë e këtij rasti, gjatë intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, del se i njëjti ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer. Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar ‘mashtrim’ dhe i dyshuari, i cili në rastin e parë ishte viktimë e rrëmbimit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë. /Reporteri.net/

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!