Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në kamenicë, ku ka thënë se Kamenica meriton një qeverisje tjetër që u ofron perspektivë qytetarëve të saj.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se kandidati i PDK-së për Kamenicën, Muhamed Kallaba ka marrë përsipër këtë mision jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune.
“Ai e ka mbështetjen tonë, e do ta marrë edhe mbështetjen e qytetarëve të Kamenicës, pa dallime politike, që me 17 tetor të nisë punën për ta zhvilluar këtë komunë me shumë potencial.”, shkruan Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.