Rusia është urdhëruar të paguajë më shumë se 370,000 euro si kompensim për një grua, të cilës burri i saj ia preu duart.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut tha se Rusia kishte dështuar në luftimin e dhunës në familje dhe e urdhëroi atë të kompensonte për katër gra që u sulmuan brutalisht. Rastet përfshijnë edhe Margarita Gracheva, burri i së cilës e rrëmbeu në vitin 2017 dhe e sulmoi me sëpatë.
Gjykata i tha Rusisë që të bëjë ndryshime urgjente për të ndaluar sulme të tilla në të ardhmen, shkruan BBC.
Kjo gjykatë tha se dhuna në familje kundër grave ishte në një “shkallë marramendëse” dhe se Rusia kishte shkelur dy nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Në dhjetor 2017, bashkëshorti i Gracheva e mori atë në një pyll dhe i preu duart me sëpatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.