Ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e konferencave të Partisë Demokratike, paralajmëroi kreun e partisë, Lulzim Bashën, që as të mos e mendojë që të kundërshtojë vendimin për shkarkim që u mor në referendumin e 18 dhjetorit.
“Deputetit Lulzim Basha do t’i dërgohet një shkresë, ku do t’i komunikohet me shkrim vendimi për shkarkimin e tij, pas rezultatit të referendumit të 18 dhjetorit. Anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe e vendosur për të zbatuar vendimin e Komisionit të rithemelimit. Vendimi do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos mendojë për një çast të vetëm që t’i kundërvihet këtij vendimi”, tha Berisha, transmeton A2CNN.
“Çdo deputet që e ndjen veten deputet demokrat dhe jo deputet të Lulzim “Bravës”, që të pranojë këtë vendim, pasi çdo akt kundër përbën mungesë të plotë besnikërie ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike. PD-ja do të jetë krejtësisht tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto dy muaj”, shtoi Berisha.
Kur u pyet për mënyrën se si hyri komisioni i rithemelimit në sallën e konferencave, duke shpërthyer derën, Berisha tha: “Nuk ka bravë që të ndalojë revolucionin tonë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.