×
  • Lajme
  • Lajme

    Pos Përparim Ramës, edhe Nënkryetari i Prishtinës dhe një pjesë e stafit të Kryetarit infektohen me COVID

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 15:45

    Koronavirusi ka prekur edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Kryetari Përparim Rama ka njoftuar vetë në facebook se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. 

    Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar nga burimet brenda Komunës së Prishtinë se edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Po ashtu, mësohet se pervec Ramës dhe Zogajt edhe një pjesë e stafit të kryetarit të Komunës së Kryeqytetit kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID.

    Reporteri.net ka provuar të kontaktoj nënkryetarin Zogaj, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të gazetës.

    Kujtojmë se Rama dhe Zogaj të dielën kanë qenë në vizitën e tyre të parë zyrtare në Tiranë ku kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëpuntorët e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!