×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa 41 nënshkrime e vetëm me “mbështetje verbale” – Miodrag Lekiç mandatar për qeverinë e re të Malit të Zi

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 17:36

    Partitë fituese të zgjedhjeve të vitit 2020 kanë rënë dakord për të formuar qeverinë e re, u tha gazetarëve në Kuvend udhëheqësi i Nova-s dhe zyrtari i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Lajmi i sotëm është se 41 deputetët e shumicës parlamentare kanë vetëm një kandidat për mandatar dhe ai është Miodrag Lekiç”, ka thënë Mandiç dhe ka thënë se të gjithë e kanë përkrahur, transmetoi AntenaM.

    “Po e informojmë presidentin që t’ia japë mandatin Lekiçit, nëse ka keqkuptime dhe nëse dikush vlerëson se sot është dita e fundit presim që deri në mesnatë të informohemi se mandati i ri është Lekiç”.

    “Më e rëndësishmja është që ne të marrim një mandat të ri sonte dhe ne nga Fronti Demokratik jemi të gatshëm nëse diçka nuk i dihet presidentit t’ia përcjellim atë personalisht”, tha Mandiç pas takimit të partive të shumicës së vjetër parlamentare.

    Kreu i DNP-së, Milan Knezheviq, deklaroi se Fronti dha kontributin më të madh në arritjen e marrëveshjes duke hequr dorë.

    “Ka pasur ulje dhe ngritje, por besoj se vullneti elektoral i qytetarëve të Malit të Zi është përmbushur, pa marrë parasysh se FD edhe një herë bëri sakrificën më të madhe”, tha Knezheviq.

    Deputeti demokrat Dragan Krapoviç deklaroi se “nuk kanë ende 41 nënshkrime, por kanë mbështetje të qartë verbale”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!