Partia Social Demokrate e ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kjo parti për të shtunë ka ftuar protestë gjithëpopullore në kundërshtim të dënimin nga kjo gjykatë të Sali Mustafës me 26 vjet burgim.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se me ndryshimet e propozuara nga PSD-ja, Gjykata Speciale do të kthehet në “gjykatë të drejtësisë”.

Reklamë

“Sot ju kemi drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke përjashtuar ata të Listës Serbe, për t’u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të filluar amandamnetimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, ka theksuar Molliqaj.