Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën që po bën në mbrojtje të integritetit she sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë janë në krah të Policisë së Kosovës dhe kanë një mesazh, se terroristët nuk mund ta zmbrapsin Kosovën, por vetëm mund ta forcojnë vendoshmërinë e Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.