Shtatë punëtorë për shpërndarjen e ndihmave dhe ushqimit nga World Central Kitchen, janë vrarë gjatë një bombardimi izraelit në Gaza.
Viktimat janë australian, polak, britanik, palestinez dhe një tjetër me shtetësi kanadeze dhe amerikane, raporton BBC.
Punëtori australian Lalzawmi “Zomi” Frankcom është në mesin e të vdekurve. Kryeministri australian ka deklaruar se pret përgjegjësi të plotë për sulmin në të cilin mbeti i vrarë Frankcom.
Ushtria izraelite, siç shprehet zakonisht, ka deklaruar se është duke analizuar incidentin.
Burimet i kanë thënë BBC-së se punëtorët kishin të veshur jelekët anti-plumb që kishin të dukshëm edhe logon e organizatës bamirëse.
WCK-ja ka njoftuar se do të ndalë operacionet dhe do të marrë vendim rreth shpërndarjes së ushqimit në Gaza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.