Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly ka paralajmëruar se plani afatgjatë i klubit ka nisur të funksionojë.
“Blutë” e Londrës gjatë këtij sezoni nuk ka kaluar në formën më të mirë me Mauricio Pochettinon si kryetrajner.
Mirëpo që prej humbjes 5 me 0 nga Arsenali, Chelsea ka nisur të japë shenja për ngritje të formës.
Boehly ka lavdëruar mënyrën se si ka gjetur formën me Pochettinon.
“Kemi parë se në dy ndeshje kemi luajtur futboll të bukur”, ka thënë Bohely.
“Ishte futboll i rrjedhshëm, ashtu siç planifikonim. Jemi shumë të organizuar dhe kishim numër të madh gjuajtjesh”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.