Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin masiv të palestinezëve nga pjesa lindore e Khan Younis.
Urdhri i së hënës është shenjë se ushtria izraelite mund të kthehet në qytetin jugor, i dyti më i madh në Gaza, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Në fillim të vitit Khan Younis Izraeli nisi ofensivën ndërkaq, muaj më parë tërhoqi ushtrinë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Urdhri për evakuim sinjalizon se Hamasi mund të jetë rigrupuar në këtë zonë të Gazës.
Izraeli ka deklaruar se është në fazat përfundimtare të ofensivës në afërsi të qytetit Rafah në Gaza.
Që prej fillimit të luftës më 7 tetor të vitit 2023, Izraeli ka varë më shumë se 37 mijë e 900 palestinezë.
Më shumë se 2.3 milionë banorët e Gazës kanë ikur nga shtëpitë e tyre, ndërkaq shumica janë zhvendosur disa herë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.