×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Si e priti Sam Altman vendimin për rikthimin e tij në OpenAI, ky është reagimi i tij

    Reporteri
    22 Nëntor 2023 | 13:38

    Sipërmarrësi Sam Altman ka bërë një reagim në rrjetin X pas marrëveshjes së arritur për rikthimin e tij në kompaninë OpenAI.

    “E dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së ekipit dhe misionit tonë së bashku”, shkroi Altman në postimin e tij.

    Pas shkarkimit të tij të premten, ai vendosi t’i bashkohej kompanisë Microsoft që është njëherësh edhe investitori më i madh i OpenAI. Altman do të udhëhiqte një ekip që kishte për qëllim kërkime në teknologjinë AI.

    “Kur vendosa të bashkohem me Microsoft, ishte e qartë se ishte rruga më e mirë për mua dhe ekipin. Me bordin e ri dhe me mbështetjen e Satya-s (CEO i Microsoft), mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft”, ka thënë tutje ai.

    Për rikthimin e tij në kompani ka reaguar edhe inxhinierja shqiptare Mira Murati e cila mban pozitën e Shefes së Teknologjisë në OpenAI. Ajo pati kritikuar vendimin e bordit për shkarkimin e Altman.

    Në kompani është kthyer edhe ish-presidenti i kompanisë Greg Brockman që dha dorëheqje pas shkarkimit të Altman.

    Një javë dramatike, kompania që krijoi ChatGPT rikthen CEO’n e shkarkuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!