×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Kanal10: Gazetari Kajtazi u sulmua me plumba pak ditë pasi u intervistua për rastin e tentim diegies së veturës së tij

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 17:39

    Arben Ahmeti, drejtor i Kanal10 ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” Shkumbin Kajtazi.


    Ahmeti thotë se gazetari Kajtazi u sulmua me plumba pak ditë pasi u intervistua për rastin e tentim diegies së veturës së tij.

    “Shkumbin B. Kajtazi është gazetar i mirë dhe djal i mirë. Sulmi i djeshëm ndaj tij, pikërisht në javën kur u intervistua për sulmin e mëhershëm është mesazh nga bandat që Shkumbini të hesht. Shkumbini nuk është vetëm dhe nuk vjen në shprehje që të hesht.
    Mungesa e reagimit në momentet kur ka sulm të vërtetë mbi median na bënë më të fortë.
    Përndryshe, ndiqeni sonte në Kanal10 një intervistë të tij me Blerim Kuçin.
    #MeShkumbinin #MeReporterin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    https://www.facebook.com/arben.ahmeti.370/posts/10157809241626089?__xts__%5B0%5D=68.ARBDDsUh8CHx953Ep3ZfArtQSK01bilM3pjkRMOtNEQQtiSE9QxGHvk3a0NSFFy6yU0O1yx_8UQxKyiXBzUe82i94JQZyhpgpIa3mEBQ5N1fTaxV1l2OJ3F-7zuogeByIjk6XbYr2Kcbagc-KxGpWnI1kptM8E_Q6NRXqGMXcufbe5L7XrIkkR5bzQHhne74A57ZDrWYkaQP6w&__tn__=-R

    Për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë duke e quajtur sulmin “akt qyqar”, dhe ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë sa më parë të hetojnë këtë rast.

    Edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi, me ç’rast ka kërkuar të gjinden dhe dënohen sa më parë sulmuesit.

    Kurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, goditje e rëndë për lirinë e shprehjes.

    Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u bë cak i një sulmi me armë zjarri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!