×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasadori francez në takim me Mustafën, tregon se para takimit të Parisit do të aktivizohet diplomacia franko-gjermane

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 13:37

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, sot ka vizituar LDK’në ku ka takuar kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafa, ku ndër të tjera e ka njoftuar për rëndësinë e takimit të Parisit, ku më 1 korrik përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, do të priten nga presidenti Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel, për të provuar gjetjen e një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.


    Ambasadori i Francës, ka njoftuar se para këtij takimi, në Kosovë do të vijnë diplomatë francez dhe gjermanë të cilët do të takojnë të gjithë liderët politik kosovarë, në mënyrë që në Samit të jenë të gatshëm për ta çuar përpara procesin, shkruan reporteri.net.

    Chabert e falënderoi Mustafën për mikpritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekada. Në fund, Ambasadori Chabert njoftoi kryetarin Mustafa për një delegacion franko-gjerman që do të vizitojë Kosovën së shpejti për të diskutuar me aktorët kryesorë politik para takimit të Parisit. Kryetari Mustafa shprehu kënaqësinë që LDK të pret në takim këtë delegacion.

    Në anën tjetër, LDK po refuzon të bëhet pjesë e procesit negociator me Serbinë.

    Përmes një komunikate për medie thuhet se Mustafa e njoftoi Ambasadorin Chabert për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë.

    Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë. Kufijtë e Republikës së Kosovës, mbi të cilët është shpallur Pavarësia më 17 shkurt 2008 dhe mbi të cilët mbi 100 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë të panegociueshëm. LDK nuk do të bëhet pjesë e grupit negociator sepse negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është detyrë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës. Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri me përkrahje të gjerë në Kuvend; prandaj LDK kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme që janë jetike dhe të pashmangshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!