×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Asamblisti i VV-së: Shpend Ahmeti po i punëson në Komunë militantët e PSD-së

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 12:57

    Asamblisti i Kuvendit Komunal në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, e ka kritikuar kryetarin e kësaj komune Shpend Ahmetin, për punësimet që po bëhen.


    Azemi, ka thënë se në konkursin e fundit të Komunës së Prishtinës për anëtar të Komisionit të Ndërmarrjes Kuzhina Qendrore janë punësuar Naim Jakaj dhe Muhamet Bytyqi të dy këta anëtar të PSD-së.

    Postimi i tij:

    Naim Jakaj i emëruar nga Shpend Ahmeti anëtar i Komisionit të Ndërmarrjes Kuzhina Qendrore.

    E paska marrë në punë, Muhamet Bytyqin.
    Të dy anëtarë të PSD-së.

    Ndërsa Nysret Azemi nga Gostivari veteran i luftës së Kosovës e Iliridës, ka mbetur i papunë vetëm se nuk ishte mbështetës por kritik i Shpendit.

    https://www.facebook.com/eazemii/posts/10219555506372936

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!