×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ashpërsohen akuzat, reagon VV: Vëzhguesit e Nismës po ngacmojnë seksualisht anëtaret e stafit në QNR

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 10:45

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në QNR, Alban Krasniqi, i është përgjigjur komunikatës së Nismës Socialdemokrate, ku janë akuzuar për kërcënime ndaj vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.


    Përmes një shkrimi në facebook, Krasniqi, i ka akuzuar vëzhguesit e Nismës, për ngacmime seksuale brenda QNR-së.Madje, ai partisë së Limajt, i referohet si ‘Lista Nisma’, teksa thotë se kanë sjellur në QNR, “llumin e tyre”.

    Postimi i plotë:

    Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes.
    Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.
    Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.
    KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt.

    https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/posts/10220850736646989

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!