×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Beqaj sot mban konferencë për media, pritet dorëheqja e tij

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:14

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dje la liruar nga detyra të gjithë zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza, një ndër ta edhe ministri Besim Beqaj.


    Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, që nga vendimi i kreut të PDK-së, nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por këtë do ta bëjë sot në një adresim për media.

    “Ju njoftojmë se në ora 11:00 ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të, rruga ‘Luan Haradinaj’, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!