×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, shkon në 5 numri total

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 23:55

    Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i pestë i prekur me COVID-19 në Kosovë. Një njoftimin e Institutit është thënë se vdekja e fundit ka ndodhur sonte


    “Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, është thënë në njoftim.

    Ndërsa sot janë shëruar edhe gjashtë pacientë të tjerë, duke çuar kështu në 30 numrin e të shëruarve në Kosovë. /Reporteri.net/.

    19 raste të reja me Coronavirus në Kosovë, gjashtë të tjerë shërohen nga pandemia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!