Haradinaj i ftuar për iftar në Pejë: Kosova shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte gjendet në Pejë. Ai është ftuar në iftar nga hoxha Eroll Rexhepi.


“Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxha Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës”, shkruan në Facebook kryeministri.

“Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime! Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës”.