×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti flet për rrëzimin e tij, thotë se kuptimi i mosbesimit ishte porosi nga Grenelli për “marrëveshjen presidenciale”

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 12:34

    Kryeministri në largim, Albin Kurti, një ditë pasi u rrëzua nga pushteti është lajmëruar përmes një postimi në Facebook.


    Ai ka thënë se rrëzimi i Qeverisë ishte një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme.

    Kurti ka thënë se kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell që të kalojë “shkëmbimi presidencial”.

    Postimi i tij:

    Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

    Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

    Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

    Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

    Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

    Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

    Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/834413260391893?__xts__%5B0%5D=68.ARAgAXt1WOc93iS38m2nPw7pRAl9OSSKQsefGW3aKYW7MRdD45AQhxlCwx4fVHE5BkCKrJ11EKHBgzi1mlPnXt6Johwermt011q4Jxwvyp9bJ5NkrV78anLc4IC_LW-uNjJPyR-8MDhB8H4It5odEnB0YYz8cb5-Z-wCrlyKTUoHD7mQ-_wC7Mv0dwlblJzg5H483snl52kinI2y1RdzmqpyqzOXOf7qaoBfwU4xMgefNpqWwKKy9X7rYPfxevduGNkOi6BFAONU-MNADF0qSeekJmbEuN96qjxLUe_k_6FK7YOKcCojNYi2f-TZHh25dMSDl26YxIYVSmlU6MQ&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!