×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti takon bujqit e Suharekës që u dëmtuan nga reshjet, ju premton mbështetje

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 10:28

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Komunës së Therandës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet.


    Me këtë rast kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka thënë bujqve të dëmtuar se do të bëjë të pamundurën që do tu del në ndihmë atyre.

    “Duhet një evidentim dhe vlerësim që të jetë sa më i saktë korrigjimi që dubet bërë. Ne si qeveri jemi të përkushtuar atë që prodhon dhe punon ta ndihmojmë. Ne duhet t’i gjindemi e do t’i gjendemi të prekurve në Nepërbisht dhe më pastaj edhe në Mamushë”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se dikasteri që drejton ai ka themeluar një Komision të veçantë me komunën e Suharekës dhe komunat tjera që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Do të bëjmë një vlerësim të dëmeve, pastaj duke shfrytëzuar buxhetin për rezervat, por edhe buxhetin e ndarë për pandeminë, do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë financiare që t’i ndihmojmë komuna e prekura”, tha Mustafa.

    Kurse bujqit e fshatit Nepërbisht të Suharekës i kanë thënë kryeministrit Kurti se e kanë të pamundur t’i mbulojnë shpenzimet e dëmeve të shkaktuara. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!