×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Protestë në veri, ndizet zjarr afër urës së Ibrit

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 10:10

    Pas aksionit të së martës në Veri të Mitrovicës, ku u arrestuan disa zyrtarë policorë nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, tensionet në këtë pjesë të vendit janë shtuar.


    Një ditë pas aksionit, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq thirri protestë, në të cilën kërkoi pjesëmarrje masive të serbëve të Mitrovicës, për të treguar siç tha ai se serbët nuk mund t’i frikësojë askush.

    Në veri po protestohet edhe mëngjesin e sotëm. Në pamjet e siguruara nga Reporteri.net shihet se në afërsi të Urës së Ibrit është ndezur edhe zjarr.

    Reporteri.net do të ju sjellë detaje të tjera…

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!