×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ramadani: Në cilën kohë po jetojnë Gjuriqi dhe të tjerët?

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 11:17

    Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm e të AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar kryeminsitrin Haradinaj për mos zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.


    Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet. Mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokonstruktive”.

    Postimi i plotë i Ramadanit:

    “Paska folur Gjuriqi, sipas traditës, sërish diçka kundër Kryeministrit Haradinaj.

    E vërteta është se Serbia po mohon krimet tash e 20 vjet. Mohimi i krimeve është krim për së dyti. Dhe, kjo po ndodh në sytë e krejt botës, prandaj edhe Serbia nuk mund të portretizojë Kosovën si jokonstruktive.

    Askush nuk i merr seriozisht deklaratat e Gjuriqit dhe udhëheqësve të tij.

    Sepse, janë mohues të krimeve.

    Deklaratat e mohuesve të krimeve në kohën e globalizmit, as nuk blihet dhe as nuk merret përnjëmend.

    Vlerat e njerëzimit janë, megjithatë, mbi të gjitha. Vlerat europiane promovojnë përgjegjësinë për krimet.

    Në cilën kohë po jetojnë Gjuriqi dhe të tjerët?”, ka shkruar Ramadani.

    Reagimi i Ramadanit vjen pasi drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për qasjen e tij anti-dialog me Serbinë.

    “Për dy vite, Haradinaj ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi. Ai është duke bërë gjithçka që ta ulë rëndësinë e dialogut Beograd – Prishtinë. Kjo po ndodhë në sytë e gjithë botës”, citojnë mediat të ketë thënë Gjuriq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!