×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Shqiptari kontravers Demo Berisha qeverisë i adresohet si ‘e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës’

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 19:40

    Edhe pas më shumë se 20 vjet çlirimi të Kosovës, ka akoma shqiptarë që jetojnë në Serbi që vazhdojnë të mos e njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, disa nga ata u janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb, njëri nga ta është edhe Demo Berisha, shkruan Gazeta Metro.


    Në vazhdën e veprimeve të tij në dëmë të interesave të Kosovës, Demo Berisha shqiptari më kontrovers në Serbi, i ftuar dje si analist në Radio Sputnik Serbija, e quan Qeverinë e Kosovës, sikurse shefi i tij, Aleksandar Vucic, “e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës”.

    Demo Berisha, kryetar i OJQ “Amëza e Shqiptareve në Serbi”, ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

    Përveç kësaj, Berisha në 2019, ka marrë pjesë në Samitin e parë të Diplomacisë Popullore Ruse dhe Ballkanase, ku morën pjesë disa nga shtetet e ish-Jugosllavisë, e cila u mbajt ne Voronjezh të Rusisë, me ftesën e organizatorit te samitit, Lubomir Radinovic (Любомир Радинович). Radinovic është Kryetar i Degës Rajonale të Partisë Politike Ruse “Rodina”.

    Gazeta Metro ka arritur të siguron foto nga takimi i Demo Berishës me pjesëtarët e Qendrës Humanitare Ruse të Nishit, në këtë Samit.

    I njëjti, në debatin televiziv të zhvilluar në vitin 2016 në medium serb Kanal 9, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa krimet që ushtria serbe ka kryer para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë nuk e kanë penguar atë aspak të qëndronte në ushtrinë serbe.

    Demo Bersiha përveç tjerash ka marrë pjesë edhe në ndejën e organizuar nga veteranet e policisë ushtarake serbe, shoqata “Veterani” nga Novi Sad, ku shumica prej tyre, kanë marrë pjesë edh në luftën në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!