×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Thaçi uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 14:16

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij të ri në Maqedoninë Veriore, presidentit të zgjedhur Stevo Pendarovski.


    “Presidenti Thaçi ka shkruar se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë lidhje të përzemërta dhe themele të forta, që mbështeten në dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat.

    Po ashtu, Thaçi i ka përgëzuar edhe subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat u dëshmuan konstruktive, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!