×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetëvendosje në Kuvend thoshte se gjendja është e jashtëzakonshme, por Qeveria tash po e kundërshton

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 10:10

    Kryeministri Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci dhe shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Rexhep Selimi, ishte ndër më të zëshmit në seancën e votimit të buxhetit, duke e quajtur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Coronavirusit. Ndërsa pas propozimit të Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kryeministri Kurti dhe VV po e kundërshtojnë këtë.

    Në mbështetje të tyre kishte dalë edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, që po ashtu e kishte quajtur gjendjen të jashtëzakonshme.

    Ndërsa, tani, pas votimit të buxhetit, ata që thirreshin në emergjencën e votimit të buxhetit për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga Coronavirusi, po e kundërshtojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me arsyen që nuk është më e tillë.

    Siç shihet edhe nga kjo video që po qarkullon në rrjete sociale, Vetëvendosje në Kuvend thotë se gjendja është e jashtëzakonshme, kurse Vetëvendosje në Qeveri po e kundërshton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit Thaçi.

    E gjithë kjo po ndodhë pasi me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kompetencat kryesore për menaxhim të situatës më nuk do t’i ketë Kryeministri, por Presidenti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!