×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani: Pas formimit të Qeverisë bashkë me Kurtin do të shkojmë tek varri i Rugovës

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 21:41

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani,  e cila ishte kandidate për kryeministre nga kjo parti ka thënë se partia e saj është në pritje të numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht.


    Osmani sonte në Rubikon ka thënë se do e presin deri në fund rezultatin, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka folur edhe për koalicionin me Vetëvendosjen dhe ka shprehur bindjen se kreu i kësaj partie, Albin Kurti pas formimit të Qeverisë së re do të shkojë tek varri i Rugovës dhe ta nderojë atë.

    “Kjo është çështje që duhet ta ndiesh. Për mua është me rëndësi që ta dijë secili politikan në Kosovë që Rugova ka qenë arkitekt i pavarësisë së Kosovës. Mua më vjen mirë që zoti Kurti vizitoi Muzeun e Pavarësisë dhe unë nuk shoh asnjë arsye që zoti Kurti të mos e nderojë një personalitet të tillë. Prandaj shpresoj që në ditën e formimit të Qeverisë së Kosovës të shkojmë dhe ta nderojmë të gjithë bashkë”, është shprehur Osmani ndër të tjera. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!