Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka vizituar Prizrenin.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Prizren ka vizituar sot Sheh Abdylkadrin.
“Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqenë e Melamive. Për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka shkruar ai.
“Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së, ashtu siç frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.