×
  • Lajme
  • Pa kategori

    ​Hoxhaj nga Ferizaj premton rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, mjekët e kategori tjera

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 22:18

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, nga qyteti i Ferizajt ka premtuar rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët, infermierët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në Ferizaj u konfirmua mbështetja në rritje për PDK-në dhe projektin e saj të rimëkëmbjes, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në Ferizaj u konfirmua mbështetja në rritje për PDK-në dhe projektin e saj të rimëkëmbjes.

    Falendërime pafund për të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, që i mësojnë dhe edukojnë gjeneratat e reja si ta duan, ndërtojnë dhe zhvillojnë atdheun.

    Me PDK-në në krye të Qeverisë do të ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mjekët, infermierët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.

    Shpërndaje në mbështetje të rimëkëmbjes ?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!