Inspektorati i Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një pune hetimore kanë mbyllur dy qendra masazhi në Ferizaj, me dyshimin e bazuar për mundësimin e zhvillimit të prostitucionit, me ç’rast janë arrestuar tre persona.
Sipas komunës së Ferizajt, ky aksion i përbashkët i forcave të rendit dhe Inspektoratit të Komunës ka ardhur si rrjedhojë e vëzhgimeve nga afër të këtyre lokale nga organet e rendit, me dyshimin se po zhvillohej veprimtari e paligjshme.
“Lokalet e mbyllara gjendeshin në zonën prapa Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Dr. Shaban Hashani” dhe në rrugën “Kemajl Hetemi” kurse të arrestuarit përkitazi me këtë rast me vendim të prokurorit janë në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.