Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar dje anëtarët e bordeve të disa ndërmarrjeve publike. Në to u dërguan edhe anëtarë të Lëvizje Vetëvendosje për çka u kritikua shumë kreu i saj, kryeministër në detyrë, Albin Kurti. Kjo për faktin se Kurti e partia e tij kishin akuzuar të tjerët për politizim të bordeve e nga ana tjetër kishin premtuar se do të vepronin ndryshe, shkruan Reporteri.
Në Bordin e ri të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A janë emëruar:
Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor;
Hajrie Morina, drejtore;
Seat Bilbani, drejtor; dhe
Idriz Maliqi, drejtor.
Kryesuesi Mentor Hyseni shihet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje bile ishte prezantuar nga Kurti. Mentori Hyseni i ishte bashkuar VV-së më 31 Gusht 2019.
Sipas ministres Rozeta Hajdari, të emëruarit në këto borde kanë mandat të përkohshëm. Sipas interpretimeve, deri në vjeshtë ata do të përfundojnë mandatin.
Por sa është paga e një kryesuesi dhe anëtari të Bordit të ndërmarrjes të ujësjellësit “Prishtina”?
Reporteri.net ka shikuar deklarimet e disa prej kryesuesve dhe anëtarëve të mëhershëm në këto ndërmarrje. Sipas deklarimeve të pasurisë për vitin 2019, pagat vjetore ndryshojnë nga ndërmarrja në ndërmarrje.
Në Bordin e ri të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kryesuesi i mëhershëm Betim Berisha ka deklaruar pagë mujore prej 650 eurove, e që për një vit i bie rreth 7800 euro. Në deklarim nuk shkruan nëse këto janë pa përfshirë edhe mëditjet apo vetëm paga bazë.
Këtu është deklarimi tij: KLIKO
Ndërkaq, anëtari i mëhershëm i Bordit, Alberton Sahiti ka deklaruar pagë mujore 400 euro, e që në vjetore i bjen 4800. As këtu nuk dihet nëse janë të përfshirë edhe mëditjet apo jo.
Këtu është deklarimi i tij: KLIKO
Në Postën e Kosovës, kryetari i mëhershëm i Bordit, Halit Isufi ka deklaruar pagë vjetore 8,721 euro. As në të nuk shkruan nëse janë të përfshira vetëm si pagë bazë apo edhe mëditjet.
Deklarimi i tij është: KËTU
Ndërkaq, anëtari i mëhershëm Hysen Fazliu ka deklaruar si pagë vjetore 11,799 euro. Sikur edhe në tjerat, nuk specifikohet nëse janë të përfshira edhe mëditjet.
Këtu e gjeni deklarimin e pasurisë se tij: KLIKO
Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes dje janë emëruar:
Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor;
Kujtim Shala, drejtor;
Sajmie Thaçi, drejtore; dhe
Blerton Abazi, drejtor.
Nga kabineti qeveritar dje e ka marr miratimin edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje:
Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;
Vjollca Jashari, drejtore;
Artan Dermaku, drejtor; dhe
Abdullah Lala, drejtor.
Anëtar i VV-së figuron të jetë Artan Dermaku. Ai është profesor në Universitetin e Gjilanit dhe ishte anëtarësuar në VV në vitin 2018, më 27 Gusht, shkruan Reporteri.net.
Duke ndjekur logjikën e njëjtë, nga anëtarët e mëhershëm, këto kanë qenë pagat në këtë ndërmarrje:
Enver Aruqaj, ish kryesues i Bordit ka deklaruar pagë vjetore prej 6,800 euro.
Këtu mund të gjeni deklarimin e pasurisë së tij për 2019: KLIKO
Anëtari i mëhershëm i këtij bordi, Shkelqim Osmanaj ka deklaruar pagë neto mujorenga Infrakos 462 euro.
Deklarimi i pasurisë së tij është këtu: KLIKO
Për të parë deklarimet e pasurisë, duhet të hyni në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Aty, tek segmenti i deklarimit, i gjeni institucionet dhe më pasë zyrtarët që kanë deklaruar. /Reporteri