22 vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Beleg të Deçanit vranë dhe masakruan 49 shqiptarë.
Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Edhe sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Deçanit mbetet i pazgjidhur.
Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin e Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash askush nuk është arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.