×
  • Lajme
  • Pa kategori

    33 të testuarit për koronavirus në Fushë Kosovë dalin negativ

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 15:28

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19, kanë dalë negativë.


    Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSHP-në për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.

    Njëherësh njoftohet se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës

    Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 125 raste pozitive me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!